Babai i Yamal lëshohet nga spitali pasi u godit me thikë
Lamine Yamal pritet ta nisë sezonin e ri të shtunën me Barcelonën, por mendja e tij nuk është te futbolli momentalisht. Kjo pasi babai i tij u raportua se u godit me thikë sot në një vend në afërsi të Barcelonës.
La Vanguardia raportoi se babai i Lamine Yamal, Mounis Nasraoui, është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Mataro, që gjendet në veri të Barcelonës.
Breaking: Lamine Yamal's father has been stabbed in a parking lot in Mataró. He has been taken to the hospital. Police have begun questioning witnesses. The prognosis is serious. @maykanavarro
— barcacentre (@barcacentre) August 14, 2024
Aktualisht policia katalanase po heton rastin. Nasraoui, prognoza e të cilit ishte përshkruar si "e tmerrshme" nga raporti, u transferua në spitalin Can Ruti në Badalona.
Për fat të mirë, Nasraoui duket se i ka shpëtuar dëmtimit të rëndë, pasi reporteri i Relevo Jordi Cardero ka deklaruar se ai është kthyer në shtëpi nga spitali pas incidentit. Ai është përshkruar si "në gjendje të mirë shëndetësore".
Breaking: Lamine Yamal's father is at home after being discharged from the hospital. He's not in danger. @jordicardero
— barcacentre (@barcacentre) August 14, 2024
Tani Yamal mund të qetësohet paksa dhe të ketë sado pak mendjen te ndeshja e tij e parë e Barcelonës për sezonin e ri, që do të zhvillohet të shtunën në Mestalla ndaj Valencias.