Babai i Endrick zbulon si dështoi transferimi te Chelsea - NACIONALE

Babai i Endrick zbulon si dështoi transferimi te Chelsea

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Endrick verën e ardhshme do t’i bashkohet Real Madridit, por situata mund të ishte komplet ndryshe pasi para madrilenëve kishte marrëveshje me Chelsean.

“Los Blancos” e siguruan brazilianin dhjetorin e kaluar në një marrëveshje 60 milionë euro.

Sidoqoftë, situata mund të ishte komplet ndryshe në rast që Chelsea s’do të tërhiqej nga garanë çastet e fundit të procesit.

Kemi marrë një ftesë nga Chelsea, nga presidenti dhe shkuam atje për të parë klubin dhe shtetin. E pamë Chelsea ndaj Arsenali dhe kishim shansin për ta parë trajnerin dhe yjet si Jorginho, Cesar Azpilicueta dhe Thiago Silva”.

Ata na shpjeguan gjithçka. Na prezantuan te personi që do të na ndihmonte të përshtatemi. Na tregoi shtëpinë ku do të jetonim, shkollën ku Endrick do të shkonte, kisha ku mund të shkonim. Gjithçka ishte në radhë për ne dhe Chelsean”.

Sidoqoftë, gjithçka dështoi në momentet e fundit. Nuk do të thosha 100 për qind sepse nuk kisha nënshkruar, por marrëveshja ishte afër. Menduam të jetojmë në Londër me atë mot të ftohët. Por, pastaj përfaqësuesit e djalit na telefonuan dhe thanë se presidenti i Chelseas u tërhoq shkaku që nuk mund të paguanin kartonin e Endrick”.

Ishte 60 milionë euro për një 16-vjeçar që do të arrinte pas afro dy viteve. Pastaj, arriti Real Madridi”.

Kështu, braziliani do t’iu bashkohet qysh në verë gjigantit madrilen i cili ka pritje të mëdha.

Lajme të ngjashme