“B*thlëpirës, kameleon”: Muja shpërthen ndaj Komisarit të Garave Kurshumlija - NACIONALE

“B*thlëpirës, kameleon”: Muja shpërthen ndaj Komisarit të Garave Kurshumlija

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e basketbollit shqiptar, Muhamed "Muja" Thaçi, ka publikuar një shkrim vërtet të ashpër ndaj Komisarit të Garave në basketbollit kosovar, Faton Kurshumlija - ku nuk ka ngurruar që t’i bëjë cilësime të rënda.

Muhamed Muja fillimin e sezonit 2022/2023 në basketbollin kosovar e nisi në krye të Rahovecit. Mirëpo, rrjedha e sezonit nuk shkoi në formën më të mirë për të. Ai kishte shumë ankesa edhe në drejtim të gjyqtarëve, para se të largohej nga timoni i skuadrës rahovecase më 18 dhjetor të vitit që lëmë pas.

Gjithsesi, Muja sot u bë protagonist i një shkrimi të rëndë ndaj Komisarit të Garave, gjegjësisht Faton Kurshumlijës. Fjalët “b*thëlëpirës”, “kameleon” – nuk munguan.

Ai akuzoi Kurshumlijën për një seri shpifjesh që sipas tij ka adresuar në drejtim të tij, duke e quajtur edhe si jokosovar. Muja ia përkujtoi Kurshumlijës që dikur me mjaft nder i ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Ky është reagimi i Mujës në “Facebook” (i paredaktuar):

Reagim me shkas ndaj të ashtuquajturit komesar i ligës së basketbollit të Kosovës:

Kameleoni e b*thlepirsi Faton Kurshumliu paska shpif dhe gënjy ne emrin tim dhe emrin e familjes time..
E ftoj ku të don në debat që t’ia tregoj vendin që e meriton!

Unë karierën time e kam bër me djers mund dituri investim e ti që nga viti 2004 kur kemi qen bashklojtarë ke mbijetuar nga “blowing job” në fillim zyrtarëve të Mabetexit e deri sot shumë e shumë njerëzve që ti i ke bë kurtha për të mbet në at pozicion ku je sot!!

Ndër të tjera paska thën Muja nuk është
Kosovar e ti ende nuk din me fol shqip se e ngatërron gjinin duke menduar se shqipja është si Turqishtja që ska gjini.

Për fund dije që familja ime ka dhën gjak për Kosovën qe sot një kameleon si ti me shit pallavra… unë fanelen e

Kosovës e kam përfaqsu me dinjitet krenari dhe e djers e ti me të ke krijuar kumaria me kët ma poshtë!
P.S Qysh e ke vllaun Piperkovin !!

Plasni me mllefin tuaj se Zoti do ju dënoj herdo kurdo!

Lajme të ngjashme