Australian Open: Yjet e tenisit mund të luajnë edhe me Covid-19 - NACIONALE

Australian Open: Yjet e tenisit mund të luajnë edhe me Covid-19

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Grand Slam, Australian Open, po afron dhe vendimi i fundit që vjen nga atje është se lojtarët pjesëmarrës nuk do të kenë më nevojë për teste të Covid-19 e gjithashtu ata mund të luajnë nëse janë të infektuar me virus.

Testet që më parë ishin të obliguara në turnetë e mëdhenj, duket se ishin pengesë për yjet që të paraqiteshin në gara të mëdha, me Novak Djokovic, që pati ngjarjen e bujshme gjatë vitit 2022 pikërisht për çështjen e vaksinimit dhe ligjeve të rrepta për virusin në Australi.

The Australia Open

“Ne vetëm donim të ndiqnim zhvillimet që janë në komunitet. Ne kemi shkuar një hap më tej, duke bërë rekomandime për qëndrim në largësi kur je i sëmurë”, tha drejtori i Australian Open, Creig Tiley.

Vitin e kaluar lojtarët duhej të testoheshin çdo ditë dhe të izoloheshin nëse ishin pozitivë dhe gjithashtu duhej të vaksinoheshin, ndërsa më 2021 veprimtaria u zhvillua në një të ashtuquajtur flluskë të mbyllur me rregulla shumë të rrepta.

Nëntë herë kampioni Novak Djokovic, i cili është i pavaksinuar, u dëbua janarin e kaluar pak përpara turneut për shkak të statusit të tij Covid-19.

Australian Open tournament director Craig Tiley promises to get ...

"Ne ua kemi bërë të qartë lojtarëve tanë, si dhe stafit tonë, nëse dikush ndihet jo mirë, të qëndrojë në shtëpi, personeli ynë mjekësor do të vazhdojë ta mbikëqyrë këtë, me lojtarët individualisht gjithashtu," Shtoi Tiley.

"Ky është një mjedis i normalizuar për ne dhe jo i ndryshëm nga kriketi, ka potencialisht lojtarë që do të garojnë me Covid-19."

Javën e kaluar lojtari i kriketit, Matt Renshaw vazhdoi të luante për Australinë në një ndeshje testimi pesë-ditore kundër Afrikës së Jugut në Sidnei, edhe pasi doli pozitiv për Covid-19.

Australian Open fillon të hënën, më 16 janar dhe vazhdon deri të dielën, më 29 janar dhe është një nga katër garat më të mëdha të tenisit.

Lajme të ngjashme