Australian Open: Vazhdon eliminimi i yjeve, Medvedev pësoi humbje tronditës nga Korda
Dy herë finalisti Daniil Medvedev ka pësuar disfatë tronditëse kundër amerikanit Sebastian Korda në rrethin e tretë të Australian Open, duke e rritur numrin e lojtarëve kryesorë që po eliminohen herët.
Ish-kampioni i US Open dhe numri shtatë i botës Medvedev humbi 3:0 me sete, 7-6 (9-7) 6-3 7-6 (7-4), kundër 22-vjeçarit.
Numri një Rafael Nadal dhe numri dy Casper Ruud janë eliminuar tashmë, ndërsa numri tre i botës Stefanos Tsitsipa fitoi të premten.
Numri katër i botës, Novak Djokovic, do të luajë ndeshjen e rrethit të tretë të shtunën.
To clarify: this is purely a coincidence... 🙄 https://t.co/5bTgimuH94
— Netflix UK & Ireland (@NetflixUK) January 19, 2023
Rusi Medvedev e kishte arritur finalen e Australian Open në dy vitet e fundit, por ishte i pakrahasueshëm për Kordën në Rod Laver Arena të premten.
“Mendoj se ishte një ndeshje e madhe, në të cilën ai ishte thjesht më i mirë se unë”, tha Medvedev.
“Kam fituar shumë ndeshje si kjo. Tani po vuaj paksa për t’i fituar këto ndeshje kundër kundërshtarëve që mund të luajnë mirë”, shtoi ai.
Ndërkohë, disfatë pësoi edhe Cameron Norrie kundër Jiri Leheckas së Çekisë.
Britaniku Norrie, numër 11 në botë, ishte në rrugë të mirë për ta siguruar kalimin në një të tetën e finales, pasi kishte epërsi prej 2:1 me sete.
Megjithatë Lehecka luftoi për t’u rikthyer dhe për të triumfuar në pesë sete 6-7 (8-10) 6-3 3-6 6-1 6-4.
Më herët gjatë ditës, Tsitipas vazhdoi të dëshmojë formë shumë të lartë në këtë turne, duke e mposhtur lehtësisht Tallon Griekspoorin në rrethin e tretë.
Tenisti grek e ka humbur vetëm një set deri tani në Melbourne dhe është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e parë grand slam në karrierën.
Ai do të përballet me Jannik Sinner në rrethin e katërt të hënën.
