Australian Open: Rafael Nadal dhe Emma Raducanu eliminohen në rundin e dytë - NACIONALE

Australian Open: Rafael Nadal dhe Emma Raducanu eliminohen në rundin e dytë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rafael Nadal nuk do të mundë ta mbrojë titullin në Australian Open, pasi pësoi disfatë në rrethin e dytë kundër amerikanit Mackenzie McDonald, në një ndeshje gjatë të cilës pati telashe me një lëndim.

Ndërkohë, në garën e grave, Coco Gauff e mposhti Emma Raducanun në një ndeshje tejet zbavitëse.

Tenisti spanjoll, 36 vjeç, e kishte humbur setin e parë dhe një shërbim në setin e dytë kur u ankua nga një lëndim në kofshe.

Ai mori pushim mjekësor kah fundi i setit të dytë dhe e vazhdoi ndeshjen, por humbi përfundimisht 6-4 6-3 7-5.

Ky është eliminimi më i hershëm i Nadalit nga Australian Open që nga viti 2016.

Është një eliminim mizor për Nadalin, i cili në vitin 2022 e fitoi titullin duke e mposhtur Daniil Medvedevin në finale me rikthim mahnitës nga 0:2 në 3:2 në sete.

Ndërkohë, luftës mes dy tenisteve më të talentuara të së ardhmes e fitoi amerikania Gauff.

Raducanu, e renditur e 77-ta në botë, luajti shumë mirë kundër amerikanes numër 7 në botë, por fakti që ajo nuk kishte luajtur shumë para këtij turneu ndikoi në rezultat.

Gauff fitoi në dy sete 6-3 dhe 7-6.

Ky disfatë nënkupton se Raducanu nuk e ka kaluar rrethin e tretë të një turneu grand slam që prej se e fitoi titullin në US Open më 2021.

Adoleshentja Gauff, e cila kishte shkuar në mesin e 16 më të mirëve në Wimbledon si 15-vjeçare më 2019, është në mesin e favoriteve për ta fituar titullin në Melbourne.

“I thashë vetes të mbahesha, Emma luajti shumë mirë kah fundi i ndeshjes. Ishte ndeshje shumë cilësore shumicën e kohës”, tha Gauff.

Lajme të ngjashme