Australian Open: Novak Djokovici është i mirëseardhur vetëm nëse arrin ta marrë vizën - NACIONALE

Australian Open: Novak Djokovici është i mirëseardhur vetëm nëse arrin ta marrë vizën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Australian Open nuk mund t’i bëjë trysni qeverisë së vendit për ta lejuar Novak Djokovicin të luajë në grand slamin e parë të vitit 2023 në janar, ka thënë drejtori i turneut Craig Tiley.

Nëntë herë kampioni i Australian Open Djokovic, i cili është i pavaksinuar kundër Covid-19, e ka të ndaluar hyrjen në Australi deri në vitin 2025 pasi u dëbua vitin e kaluar.

Është në dorën e qeverisë australiane nëse dëshiron t’ia heqë apo jo ndalesën Djokovicit.

“Kjo nuk është një çështje për të cilën mund të lobojmë”, tha Tiley.

“Novaku dhe qeveria federale duhet të gjejnë zgjidhje për këtë gjendje dhe pastaj ne do t’i ndjekim udhëzimet që vijnë pas kësaj”, nënvizoi ai.

“Kjo është një çështje mes atyre dyve dhe varësisht prej rezultatit ne do ta mirëprisnim atë në Australian Open”, shtoi ai.

Djokovic, ish-numër një në botë dhe fitues i 21 titujve grand slam, mungoi edhe në US Open këtë vit për shkak se nuk është i vaksinuar.

Qëndrimi kundër vaksinimit për mbrojtje ndaj pandemisë së koronavirusit i ka kushtuar rëndë tenisit serb, pasi ai nuk u lejua të marrë pjesë në asnjë turne tjetër në Shtetet e Bashkuara dhe në dy prej katër turneve grand slam këtë vit.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë, Karen Andrews, tha këtë javë se ajo e kundërshton heqjen e ndalesës për Djokovicin, duke shtuar se një gjë e tillë do të ishte goditje ndaj australianëve të cilët janë vaksinuar.

Ndërkohë, tenistët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të punojnë në Melbourne, edhe pse lojtarët rusë nuk do të lejohen ta përfaqësojnë shtetin e vet.

Pasi Rusia e pushtoi Ukrainën, lojtarët rusë dhe bjellorusë e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në garat e ekipeve kombëtare.

Derisa turneu prestigjioz Wimbledon ua ndaloi pjesëmarrjen, atyre iu lejua të luajnë si lojtarë neutralë në French Open dhe US Open.

Lajme të ngjashme