Australian Open: Befasitë nuk kanë të ndalur, eliminohet edhe numri një i botës
Grand Slami i Australian Open në shumë pak ditë ka dhuruar shumë befasi. Me eliminimin para disa ditësh të Rafael Nadalit dhe Ema Raducanus, tani te gratë është eliminuar numri një i botës, Iga Swiatek dhe shumë e talentuara, Coco Gauff, në rrethin e katërt të turneut.
Elena Rybakina e 22-të në renditje e ka mposhtur Swiatekun në dy sete (6:4, 6:4), për të treguar lulëzimin e saj në skenat më të mëdha të tenisit, në përballjen që u zhvilluar në Melburn Park.

Më pak se gjysmë ore më vonë, Coco Gauff humbi 7:5, 6:3 nga Jelena Ostapenko.

Amerikania e cila është e shtata në renditje me vetëm 18 vite pas saj, ishte ndër favoritët për titull, por u mposht nga numri 17-të i botës nga garuesja prej Letonisë.
Rybakina, 23 vjeç, do të luajë me ish-kampionen e French Open, Ostapenko, në çerek-finale në vend të ndeshjes midis Swiatek dhe Gauff që shumë e parashikuan.
"Jam nervoz sa herë që jam në fushë, por përpiqem të tregoj qetësi. Është një fitore e madhe dhe jam e lumtur që jam në një raund tjetër të Australian Open," tha Rybakina.

Numri tre i botës, Jessica Pegula, lojtarja me renditjen më të mirë te gratë të mbetura në garë, doli me rezultatin 7:5, 6:2 kundër çekes Barbora Krejcikova.

Amerikania mund të përballet me dy herë kampionen e Melburnit, Victoria Azarenkanë në çerekfinale, por fillimisht Azarenka duhet të mposht Zhu Lin më vonë të dielën.
Swiatek e donte shumë triumfin në Australian Open
Swiatek e Polonisë u ngjit në krye të renditjes botërore vitin e kaluar pas tërheqjes së Ashleigh Barty të Australisë, duke fituar titujt e French Open dhe US Open teksa dominonte turneun WTA-së.
Ajo arriti në gjysmëfinalet e Melburnit vitin e kaluar dhe, pas një viti të jashtëzakonshëm në 2022-ën, u rikthye duke synuar të jetë gruaja e parë që nga Serena Williams në vitin 2015 që mban tre nga katër titujt kryesorë.

“Ndihesha sikur bëra një hap prapa për sa i përket mënyrës se si u qasa këtyre turneve dhe ndoshta e doja paksa shumë. Kështu që unë do të përpiqem të qetësohem pak më shumë tani." tha ajo.


