Audi-ja i bashkohet Formula 1 - NACIONALE

Audi-ja i bashkohet Formula 1

1 vit më parë

nga NACIONALE

Audi-ja do të debutojë në Formula 1 nga viti 2026.

Markus Duesmann, kryetar i bordit të Audisë, ka thënë të premten se kompania gjermane e veturave është regjistruar tashmë edhe zyrtarisht në F1.

Audi nuk ka njoftuar ende nëse do ta ketë skuadrën e vet, siç pritet ta bëjë, apo thjesht do të furnizojë ekipet e tjera më motorë.

“Garimi është në ADN-në e Audisë. Nëse mendon për Le Mans, DTM dhe Formula E, gjithmonë kemi qenë shumë aktiv dhe shumë të suksesshëm”, tha Duesmann.

“Ne duam ta vazhdojmë këtë histori suksesi edhe në Formula 1”, nënvizoi ai.

Duesmann zbuloi se vendimi u mor për shkak të rregullave të reja të cilat shfaqin një komponent të rritur elektrik në motorë dhe karburante plotësisht të qëndrueshme.

Audi-ja shtoi se do të njoftojë për ekipin me të cilin do t’i bashkojë forcat deri kah fundi i këtij viti.

Pritet që ai ekip të jetë Sauberi zviceran, që momentalisht garon si Alfa Romeo, dhe të futet si prodhues i plotë në mënyrën e njëjtë si Ferrari dhe Mercedesi.

Presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, ka thënë: “Ky është një moment madhështor në sportin tonë që thekson forcën e madhe që ne e kemi si platformë globale e cila po vijon të rritet”.

“Ne mezi presim ta shohim logon e Audisë në F1 dhe do të dëgjojmë hollësi shtesë nga ajo së shpejti”.

Ndërsa presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Mohammed Ben Sulayem, e ka përshkruar këtë vendim si moment historik.

Lajme të ngjashme