Atletico Madrid e le ‘duarbosh’ Interin, ia ‘rrëmben’ Cesar Azpilicuetan
Atletico Madrid ka befasuar të gjithë me lëvizjen e fundit, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin e Chelseas, Cesar Azpilicueta.
Chelsea e ka lejuar spanjollin të largohet si agjent i lirë në shenjë respekti për vitet e kaluara në “Stamford Bridge”, e nga këtu ka përfituar klubi madrilen duke e bindur për të kaluar në “Wanda Metripolitano”.
U mendua se e ardhmja e Azpilicuetas do të ishte në Itali, me Interin që kishte arritur një marrëveshje personale mirëpo gjërat ndryshuan në çastet e fundit.
Dëshira e madhe për t’u kthyer në Spanjë pranë familjes e ka bindur Azpilicuetan ta ‘tradhtojë’ Interin për “Los Rijoblancos”.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se është arritur një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë Azpilicuetan të lidhur me Atleticon deri në qershorin e vitit 2025.
“Cesar Azpilicueta te Atletico Madrid, e kryer. Marrëveshje për dy vite kontratë. Azpi do të nënshkruajë deri në qershorin e vitit 2025”.
“Chelsea do ta lejojë të largohet si agjent i lirë, si shenjë respekti për ish kapitenin. Dokumentet do të jenë gati së shpejti”, shkroi eksperti i merkatos.
César Azpilicueta to Atlético Madrid, here we go! Agreement in place over two year contract. Azpi will sign until June 2025 🚨⚪️🔴 #Atlético
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2023
Chelsea will let him leave as free agent, matter of respect for former captain.
Documents will be ready soon.
Exclusive news, confirmed. pic.twitter.com/TQoKd4RKUm
Përndryshe, Interi e shihte Azpilicuetan si zëvendësuesi i Milan Skriniar, por tani iu mbetet të interesohen për ndonjë mbrojtës tjetër.