Aston Villa e mposht Chelsean, Liverpool triumfon ndaj West Ham
Chelsea ka vazhduar me rezultate negative duke u mposhtur nga Aston Villa (0:1), derisa Liverpool triumfoi ndaj West Hamit (3:1).
“Reds” kanë ruajtur rekordin fantastik këtë sezon, duke triumfuar në “Anfield” me rezultat 3:1 ndaj West Hamit.
Mo Salah kaloi Liverpoolin në epërsi duke realizuar nga pika e bardhë (16’).
Londinezët arritën të këndellen me një gol të bukur të Jarrod Bowen që shënoi me kokë pas harkimit të Vlaidimi Coufal (42’).
Liverpool e gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës me Curtis Jones, por që pastaj u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, vendasit vazhduan të dominonin duke kaluar sërish në epërsi këtë herë me anë të Darwin Nunez që u asistua nga Mac Allister (60’).
Kurse fitoren e vulosi i sapo inkuadruari Diogo Jota që mori një asistim nga Van Dijk (85’).
Me këtë fitore, Liverpool ngrihet në pozitën e dytë me 16 pikë derisa West Ham bie në vendin e shtatë me 10 sosh.
Në anën tjetër, Chelsea ka vazhduar me rezultate negative duke u mposhtur nga Aston Villa.
Edhe pse e nisën për mrekulli duke pasur raste të njëpasnjëshme, assesi s’ia dolën t’i konkretizonin.
Problemet nisën kur Gusto u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër (58’).
Nga një kundërzbritje e shpejtë, Aston Villa kaloi në epërsi përmes Watkins, goli që iu solli edhe pikët e plota.
Aston Villa tani zë pozitën e gjashtë me 12 pikë, derisa Chelsea vetëm në vendin e 14-të me pesë sosh.