Goli i Bukayo Saka ia siguron tre pikë të vlefshme Arsenalit, kualifikimi në Ligën e Kampionëve çdoherë e më afër
Mirë se vini në këtë hapësirë, ku do t'ju informojmë me përditësime të shpeshta rreth ndeshjes kampionale mes Aston Villes dhe Arsenal, që luhet sot, me fillim në ora 13:30.
Aston Villa e drejtuar nga Steven Gerrard dhe e udhëhequr në fushë nga braziliani Coutinho, ka arritur ta vendosë vetën në një pozitë të rehatshme tabelare, kurse Arsenal dëshiron ta harrojë sa më parë humbjen që ia shkaktoi Liverpool në mesjavë, për t'iu kthyer pikëve të plota, që do ta përafronin atë në synimin që ia kanë vendosur vetes: rikthimin në Ligën e Kampionëve.