Asnjë votë kundër, pa abstenime dhe për vetëm 29 minuta: Kuvendi i FFK-së e miraton Raportin e Punës, Financiar dhe buxhetin për 2025
Delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) pa asnjë votë kundër, pa abstenime dhe në mënyrë unanime e kanë miratuar Raportin e Punës, Financiar dhe buxhetin për vitin 2025.
Njësoi si në Korenë e Jugut, gjithçka që doli në votim u miratua nga delegatët e FFK-së, ku as edhe një as nuk abstenoi, lërë më të del kundër. Më e bukura e kësaj është se gjithçka përfundoi për vetëm 29 minuta, e që u shfaq "live" në kanalin e FFK-së në Youtube.
Në mënyrë unanime, delegatët e votuan Raportin e Punës dhe Financiar për vitin 2024, si dhe dhanë “dritën e gjelbër” për buxhetin për vitin 2025, i cili do të jetë mbi 21 milionë euro.
Ndërkohë, delegatët votuan edhe për disa ndryshime të vogla statutare të bazuara në Ligjin e ri të Sportit, derisa të gjitha pikat e rendit u aprovuan.
E njëjta situatë kishte ndodhur edhe në vitin 2024, ku askush nuk doli kundër ose abstenoi për Raportin e Punës dhe Financiar të FFK-së.