Askush s’e do Cristiano Ronaldon, sipas ESPN - NACIONALE

Askush s’e do Cristiano Ronaldon, sipas ESPN

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është i bindur se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në klub në janar, kryesisht sepse asnjë klub nuk e dëshiron atë, sipas ESPN.

Unitedi është i përgatitur për një kërkesë të re të Ronaldos për t’u larguar nga Old Trafford nëse nuk e fiton vendin e titullarin në ekipin e Erik ten Hagut. Klubi është i vetëdijshëm se ai do të kërkojë të largohet në janar, në përpjekje për të luajtur futboll rregullisht.

Rregullat e UEFA-s e lejojnë Ronaldon t’i bashkohet një klubi pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve në janar dhe të luajë në fazën e eliminimit direkt në vitin e ri, pavarësisht tri paraqitjeve për Unitedin në Ligën e Evropës deri tani këtë sezon.

Megjithëse Ronaldo e kishte bërë publike dëshirën për t’u larguar në verë, Unitedi e pranoi vetëm një ofertë për të dhe atë nga një klub i Arabisë Saudite, e cila u hodh poshtë nga Ronaldo dhe klubi.

Por, sipas ESPN, portugezi 37-vjeçar nuk pritet të ketë oferta as në janar.

Në verë përflitej se Ronaldon e donin klubet e Ligës së Kampionëve si Chelsea, Napoli dhe Bayern Munich, por Unitedi nuk kishte marrë asnjë ofertë nga asnjë klub në Evropë.

Qëndrimi i Chelseat thuhet të ketë ndryshuar pasi klubi e shkarkoi trajnerin Thomas Tuchel duke e zëvendësuar me Graham Potter, megjithëse klubi i tejkaloi telashet në sulm me blerjen e Pierre-Emerick Aubameyang në fund të afatit kalimtar të verës.

Ronaldo është duke vuajtur nga një fillim tejet i dobët i sezonit, pasi e ka shënuar vetëm një gol – nga penalltia kundër Sheriffit në Ligën e Evropës – dhe trajneri i Unitedi Ten Hag së fundmi e pranoi se portugezi është i mllefosur që nuk po luan vazhdimisht.

Sipas ESPN, Ten Hag është i vetëdijshëm për gjendjen e Ronaldos por ngurron ta lejojë të largohet në janar. Klubi ia ka bërë me dije trajnerit holandez se nuk do të këtë para për të shpenzuar në lojtarë të rinj deri në verën e ardhshme, që nënkupton se gjasat për ta zëvendësuar Ronaldon do të ishin shumë të vogla.

Lajme të ngjashme