Arteta tregon si Ramsdale e priti ardhjen e David Rayas te Arsenali - NACIONALE

Arteta tregon si Ramsdale e priti ardhjen e David Rayas te Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se portieri Aaron Ramsdale e ka pritur në mënyrë shumë pozitive ardhjen e David Rayas.

“Topçinjtë” e morën Rayan nga Brentford në një marrëveshje huazimi me opsion blerje prej 27 milionë funte.

Raya tani do të garojë me anglezin për vendin në formacionin bazë, pasi Matt Turner u largua nga Londra për t’iu bashkuar Nottingham Forestit.

I pyetur si Ramsdale e priti arritjen e Rayas, Arteta tha: “Në mënyrë shumë pozitive. Mënyra si i shoh në stërvitje, i pashë ditën e kaluar dhe ishte fantastike”.

Lidhja e tyre menjëherë ishte direkt shumë e mirë, por kjo është diçka që nuk më befason”.

Kjo është ajo që pres nga lojtarët. E njëjta ndodhi me Declan Rice. Si ishte reagimi i tyre? Shpresoj shumë pozitiv sepse skuadra dëshiron të jetë më e mirë”.

Nëse ky nuk është reagim dhe skuadra nuk dëshiron të përmirësohet atëherë do të shqetësohem. Atëherë nuk kemi krijuar atë që duam në klub”.

Arsenal pas fitores ndaj Nottingham Forest, këtë të hënë do ta zhvillojë përballjen e dytë në Premierligë – si mysafir i Crystal Palace.

Lajme të ngjashme