Arsene Wenger mbështetet Arsenalin për të luftuar për Premierligën sezonin tjetër - NACIONALE

Arsene Wenger mbështetet Arsenalin për të luftuar për Premierligën sezonin tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Arsene Wenger beson se Arsenali do të luftojë sezonin tjetër për titullin e Premierligës.

"Topçinjtë" kanë qenë fantastik këtë edicion në Premierligë, edhe pse tani duket se nuk do të shpallen kampion pasi humbën disa pikë radhazi me Man Cityn që rimori kreun.

Mirëpo, Wenger ka parë vetëm anën pozitive të këtij edicioni dhe beson se Mikel Arteta ka skuadrën e duhur për ta fituar kampionatin anglez në të ardhmen e afërt.

"Mendoj se në secilën pozitë të skuadrës kemi nga një lojtar që është kualitativ për të ndihmuar ta fitojmë trofeun".

"Nëse jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër por kualiteti është aty dhe sidomos pasi skuadra po vazhdon përpara, edhe pse janë shumë të rinj".

"Por në mënyrën si po luajnë, janë të mobiluar, bëjnë vendime të mençura, luajnë mirë se bashku", deklaroi tekniku francez për “Sky Sports”.

Nga gara për titull nuk është dorëzuar as trajneri Mikel Arteta edhe pse tekniku spanjoll e ka pranuar se më nuk është në duart e tyre.

"Gjëja që duhet të kontrollojmë është të fitojmë ndeshjet tona dhe të paraqitemi sa më mirë që mundemi, dhe kjo është ajo që do të bëjmë".

"Nuk mund ta ulëmi kokën. Të jemi në këtë pozitë pas 10 muajve dhe të luftojmë është diçka e bukur dhe duhet ta shijojmë", kishte deklaruar ai.

Sidoqoftë, tifozët e skuadrës londineze padyshim do të jenë të dëshpëruar pasi Arsenali ishte tetë pikë përpara, edhe pse tashmë kanë siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme