Arsenali në mbrojtje të Sakas, Topçinjtë ankohen në PGMOL për ndërhyrjet e palejueshme në yllin anglez
Arsenali është ankuar në PGMOL (organi më i lartë i gjyqtarëve në Premierligë) për trajtimin që po merr ylli i tyre Bukayo Saka, pasi ai është në mesin e lojtarëve që merr më së shumti ndërhyrje të palejueshme gjatë një ndeshje.
Topçinjtë kanë qenë të pakënaqur me trajtimin e bërë ndaj Sakas këtë sezon dhe kanë folur me trupin e gjyqtarëve për të bërë të ditur ankesat e tyre, sipas Mail Sport. Skuadra e Mikel Artetës ka bërë gjithashtu thirrje për mbrojtje më të madhe për reprezentuesin anglez, i cili besojnë se është shënjestruar për një trajtim të ashpër nga mbrojtësit. Arsenali dëshiron që lojtarët të ndëshkohen për "faullin e parë të fortë" ndaj Sakas, pasi u zhgënjyen kur panë gjyqtarët që prisnin një incident të dytë përpara se të arrinin kartonin e verdhë.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Saka ishte lojtari i tretë më i faulluar në Premierligë në vitin 2023, pas vetëm Jordan Ayew dhe Bruno Guimaraes, duke marrë 87 faulle. Gatishmëria e tij për të vrapuar me top dhe për të dribluar në drejtim të mbrojtësve do të thotë se ai shpesh është në shënjestër të mbrojtësve, me skuadrat që tani dyfishohen rregullisht në duele me reprezentuesin anglez. Arsenali është mbështetur në golat dhe asistimet e Sakas, por forma e tij ka rënë kohët e fundit dhe ai ka shënuar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e tij të fundit.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë thirrje për mbrojtje për Sakën prej disa kohësh. Ai tha në nëntor 2022: "Sa më të mirë të bëhen lojtarët, aq më i madh bëhet objektivi sepse njerëzit përpiqen të gjejnë mënyra për ta ndaluar atë. Kjo është arsyeja pse futbolli ka rregulla shumë të qarta, çfarë mund të bësh dhe çfarë nuk mund të bësh, dhe kjo është detyra e gjyqtarëve [të mbrojnë lojtarët]”.

Ankesa e Arsenalit mund të lindë gjithashtu nga fakti se Saka po has në problem me një dëmtim të thembrës së Akilit dhe klubi do ta urrente të humbiste anësorin në një moment vendimtar të sezonit. Topçinjtë kanë parë që shpresat e tyre për titull të ulen në javët e fundit nga humbjet ndaj Fulham, West Ham dhe Aston Villa dhe do të dinë se nuk mund të përballojnë shumë gabime të tjera nëse duan të përfundojnë në krye të grupit.