Arsenali e “shpartallon” Leverkusenin e Granit Xhakës - NACIONALE

Arsenali e “shpartallon” Leverkusenin e Granit Xhakës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka shënuar fitore të thellë ndaj Bayer Leverkusenit në miqësore.

“Topçinjtë” zhvilluan një paraqitje fantastike, për të fituar me rezultat të thellë 4:1.

Oleksandr Zinchenko e hapi serinë e golave duke realizuar nga distanca, pas një pasimi të Kai Havertzit (8’).

Vetëm disa sekonda më vonë, Arsenal zhvilloi një aksion të shpejtë me Leandro Trossard që e dyfishoi epërsinë, pas një tjetër asistimi të Havertzit (‘).

Për golin e tretë u përkujdes Gabriel Jesus, që shënoi një gol të bukur (38’).

Dominimi i Arsenalit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Havertz që e vulosi fitoren pas një tjetër aksioni (65’).

E tëra që bëri Leverkuseni ishte goli i nderit i shënuar nga Hlozek, pas asistimit të Tellas (76’).

Përndryshe, nga minuta e parë luajti shqiptari Granit Xhaka, që u duartrokit nga tifozët e ish klubit kur u zëvendësua në minutën e 76-të.

Arsenali do ta zhvillojë edhe një miqësore tjetër pas katër ditësh, kundër Lyonit.

Lajme të ngjashme