Arsenali e mposht Burnleyn për t'u kthyer te fitoret në Premierligë, fiton edhe Manchester United - NACIONALE

Arsenali e mposht Burnleyn për t'u kthyer te fitoret në Premierligë, fiton edhe Manchester United

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali është kthyer në rrugën e fitoreve në Premierligë, duke mposhtur Burnleyn 3:1, ndërsa në anën tjetër fitore ka shënuar edhe Manchester United, ku me golin e Lindelof e mposhti me shumë vështirësi Luton Town 1:0.

Topçinjtë fituan në mesjavë në Ligë të Kampionëve por javën e kaluar kishin pësuar humbje ndaj Newcastle United në fund të takimit dhe kjo fitore kthen skuadrën në rrugën e fitoreve.

Arsenal – Burnley

Pjesa e parë e takimit ishte e niveluar sa i përket rasteve në drejtim të portës, me Arsenalin që diktoi rrjedhën e lojës.

Vetëm një gol u shënua gjatë 45 minutave të para. Ishte Leandro Trossard që çoi Arsenalin në pushim me epërsi 1:0, me golin e shënuar në minutat shtesë.

Mysafirët u kthyen në lojë, kur Brownhill shënoi për 1:1 në minutën e 54-të.

Gëzimi te skuadra e porsapromovuar zgjati shumë pak, pasi William Saliba në minutën e 57-të e ktheu epërsinë e Topçinjve, duke shënuar për rezultatin 2:1.

Ukrainasi Zinchenko shënoi për 3:1 në minutën e 74-të, që ishte rezultati final i takimit.

Deri në fund ndryshim nuk pati, vetëm Fabio Vieira u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Arsenali me fitoren e sotme renditet në vendin e dytë, falë edhe humbjes së Tottenhamit, kështu duke barazuar me pikë Manchester Cityn, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Manchester United – Burnley

Manchester Unitedi e ka çuar serinë në dy fitore radhazi në Premierligë, pasi fituan me shumë vështirësi ndaj Luton Town.

Djajtë e Kuq po vinin nga një humbje në Ligë të Kampionëve dhe vetëm fitorja sot kishte kuptim.

Goli i vetëm i takimit i shënua nga mbrojtësi suedez Victor Lindelof në minutën e 59-të, për 1:0.

Me këtë fitore, skuadra e Erik ten Hag momentalisht pozicionohet në vendin e gjashtë, por që kjo mund të ndryshojë, nëse Brighton e Newcaslte marrin fitore.

Lajme të ngjashme