Arsenal triumfon ndaj Liverpoolit dhe rikthehet fuqishëm në garë për titull
Arsenal ka shënuar fitore në kryederbin e xhiros së 23-të në Premierligë ndaj Liverpoolit.
“Topçinjtë” zhvilluan një paraqitje mahnitëse nga fillimi, për të fituar në fund me rezultat 3:1.
Bukayo Saka pas një topi të kthyer nga goditja e Kai Havertzit i dha epërsinë Arsenalit (13’).
Pas kësaj, loja deri në fund të pjesës së parë ishte e baraspeshuar, me vendasit që kishin dominimin por pak raste nga dy palët.
Ishte mbrojtësi Gabriel që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin nga goditja e Luis Diazit (45+3’).
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku të dy skuadrat luftonin me të gjitha forcat për t’i arkëtuar pikët e plota.
Sidoqoftë, portieri Alisson bëri një gabim amator duke humbur topin pas një dalje të panevojshme nga ku përfitoi Gabriel Martinelli që e riktheu epërsinë (67’).
Situata për “Reds” veçse u vështirësua me Ibrahima Konate që u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë.
E në fund, Arsenal i dha goditjen finale me Lenadro Trossard, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (90+2’).
Liverpool mbetet lider në kampionatin anglez me 51 pikë, duke pasur dy pikë më shumë se Arsenali që tani renditet e dyta me 49 sosh.