Arsenal synon transferimin sensacional të Marcus Rashfordit - NACIONALE

Arsenal synon transferimin sensacional të Marcus Rashfordit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke vlerësuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit Marcus Rashford, raporton "Football Insider".

“Topçinjtë” kanë qenë të interesuar për anglezin edhe para dy viteve, por një marrëveshje asnjëherë s’u realizua me Rashford që ndërkohë rinovoi me “Djajtë e Kuq”.

Sidoqoftë, duke parë situatën që ndodhet ylli anglez Arsenal po konsideron mundësinë për të bërë një ofertë zyrtare qysh në afatin e verës.

26-vjeçari është dënuar me dy javë pa pagë pasi u fotografua në duke fotografuar pavarësisht që nuk u paraqit atë ditë në stërvitje shkaku që deklaroi se është i sëmurë.

Kësisoj, Arsenal është duke e parë yllin anglez si adekuati për ta ngritur nivelin e sulmit pranë Bukayo Sakas dhe një qendërsulmuesi të ri, me Victor Osimhen që është dëshira e madhe.

Rashford ka shënuar katër gola dhe dhuruar gjashtë asistime në 26 paraqitje këtë sezon, ndërsa mund të luajë si qendërsulmues, anësor i majtë dhe i djathtë, ashtu siç i pëlqen trajnerit Artetas.

Sa i përket anglezit, ende nuk dihet nëse do ta pranonte kalimin te rivali meqenëse kërkohet edhe nga gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Lajme të ngjashme