Arsenal synon ta “rrëmbejë” dëshirën e madhe të Newcastles - NACIONALE

Arsenal synon ta “rrëmbejë” dëshirën e madhe të Newcastles

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Al Hilalit Ruben Neves, duke shpresuar ta bindin para Newcastle Unitedit.

26-vjeçari kaloi nga Wolves në Arabinë Saudite gjatë verës dhe gjërat po shkojnë mirë, me Al Hilal që është në krye të tabelës pasi fitoi 11 dhe barazoi në dy prej tyre në 13 ndeshjet hapëse.

Newcastle ka qenë i lidhur me huazimin e portugezit gjatë janarit, por klubet e Premierligës pritet ta bllokojnë një mundësi të tillë javën e ardhshme.

20 klube do të votojnë nëse klubet mund të huazojnë lojtarë nga të njëjtit drejtues që kanë klube edhe në Arabinë Saudite dhe pritet që kjo të mohohet.

“TalkSport” raporton se Arsenal pritet të bëjë një lëvizje me shpresën që ta huazojnë Neves, pasi atyre do t’iu lejohet për dallim nga Newcastle.

Ndërsa, nëse Al Hilal do të konsiderojë ta largojë lojtarin te një klub tjetër që s’i ka drejtuesit e njëjtë mbetet për t’u parë.

Liga Saudite ka një pushim dimëror nga 29 dhjetori deri më 14 shkurt, kështu që klubet e Premierligës mund të kërkojnë të përfitojnë dhe të marrin lojtarë në huazim afatshkurtër në janar.

Arsenali ishte i lidhur për një kohë të gjatë me një lëvizje për Neves përpara se ai të bënte kalimin e tij të papritur në Arabinë Saudite, por një ofertë nuk u shfaq kurrë nga skuadra e kuqe ose nga veriu i Londrës.

Lajme të ngjashme