Arsenal rivalizon Man Unitedin për Zirkzee
Arsenal po konsideron transferimin e sulmuesit të Bolognas Joshua Zirkzee, që pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi.
Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar një sulmues të ri në afatin dimëror, me Ivan Toney dhe Victor Osimhen që janë prioritete, megjithatë vlerësohen si lojtarë të shtrenjtë.
Shkaku i rregullave të fair-playit financiar Arsenal nuk ka të drejtë të shpenzojë shumë para, andaj Zirkzee shihet si alternativa adekuate.
Sipas “The Telegraph”, “Topçinjtë” e kanë vëzhguar nga afër 22-vjeçarin dhe e shohin si ideali për të luajtur pranë Sakas, Martinellit dhe Jesusit.
Bologna në anën tjetër kërkon së paku 50 milionë euro për Zirkzee, që e transferuan nga Bayern Munich në gushtin e vitit 2022 për vetëm 10 milionë funte. Holandezi ka shënuar shtatë gola në Serie A këtë sezon.
Ndërkohë, kishte raportime që Arsenal ka bërë një ofertë prej 22 milionë funteve për Borja Mayoral mirëpo oferta është refuzuar nga Getafe.
Arsenal e sheh si të domosdoshme përforcimin në pozitën e numrit nëntë meqenëse po dështojnë të shënojnë gola, pavarësisht krijimit të shumë rasteve, e që pastaj kjo ndikon te “lufta” për titullin kampion në Angli si dhe Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë, nëse nuk gjen formën e duhur Arsenal mund të mbesë sërish pa trofe pasi është eliminuar nga FA Cup si dhe Carabao Cup.