Arsenal insiston ta blejë yllin e Brightonit, rrit ndjeshëm ofertën
Arsenal e do me çdo kusht gjatë këtij afati kalimtar të janarit mesfushorin ekuadorian Moises Caicedo. Raportohet se klubi londinez ka dërguar një ofërtë të re në drejtim të Brightonit, në vlerë prej afro 80 milionë euro.
Të hënën përfundon afati kalimtar i transferimeve në Angli. Gjatë këtyre 48 orëve, Arsenali dëshiron që t’i përforcojë radhët e veta me një mesfushor që ka lënë mbresa të mira gjatë këtij sezoni në Premierligë. Fjala është për Moises Caicedo.
Ky i fundit bojkotoi stërvitjet dhe ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, për shkak këmbëngul që të largohet, meqë vlerëson se i ka ardhur një mundësi e artë në karrierë.
Pasi oferta prej 68 milionë euro që dërgoi fillimisht Arsenali u refuzua nga Brightoni, tani “Topçinjtë” e kanë rritur ndjeshëm atë. Siç raport eksperti i transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano, oferta e re e klubit londinez është afro 80 milionë euro.

Pavarësisht tryesnisë që po ushtron vetë 21-vjeçari, Brighton nuk lëviz nga pozicioni i vet. Drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e mesfushorit në fjalë.
Sot, ai nuk ishte fare i grumbulluar në takimin e vlefshëm për kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës FA, e ku Brighton ia arriti qëllimin pasi fitoi 2:1.
Arsenali shpreson se vullneti i lojtarit do të respektohet dhe se do të mund të llogaritin tek ai për gjysmën e dytë të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Arteta vetëm se është përforcuar me një lojtar nga Brightoni. Para diç më shumë se një jave sulmuesi Leandro Trossard u bë pjesë e skuadrës lidere në Premierligë për 30 milionë euro, duke përfshirë edhe bonsuet.
