Arsenal i afrohet transferimit të ri, arrin marrëveshje personale me David Rayan - NACIONALE

Arsenal i afrohet transferimit të ri, arrin marrëveshje personale me David Rayan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri David Raya ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, me shpresën që të kompletohet transferimi nga Brentfordi.

“Topçinjtë” po kërkojnë një portier kualitativ që të luftojë me Ramsdale për vendin titullar, me trajnerin Mikel Arteta që është admirues i spanjollit.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Arsenal tani ka kompletuar lëvizjet e para, duke arritur marrëveshje personale me portierin.

Sidoqoftë, marrëveshja nuk do të jetë aspak e lehtë me Brentfordin, që duan plot 40 milionë funte për 27-vjeçarin i cili ka vetëm edhe një vit në kontratë.

Trajneri Thomas Frank e pranoi haptas se vlera e spanjollit është 40 milionë funte, andaj nën këtë çmim nuk do ta lejojnë të largohet.

Shpresoj në ndonjë ofertë, po presim ta shesim. David dëshiron të largohet, kjo është në rregull me ne. Mendoj se është e thjeshtë, por njëkohësisht tejet e vështirë”.

Ai vlen 40 milionë funte, do të doja të merrnim kaq. Është një ndër katër portierët më të mirë në Premierligë edicionin e kaluar. Sa është çmimi për një lojtar me një vit të mbetur? Declan Rice te Arsenal për 105 milionë funte, a ishte e drejtë? Harry Kane ka edhe një vit kontratë dhe po flasin për 150 milionë funte?”.

Nuk varet nga unë. Gjithnjë është e komplikuar”, kishte deklaruar ai.

Përndryshe, edhe me kalimin te Arsenal – Raya do të jetë portier i dytë prapa Ramsdale.

Lajme të ngjashme