Arsenal synon transferimin befasues të David Rayas - NACIONALE

Arsenal synon transferimin befasues të David Rayas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke shikuar mundësinë për të transferuar portierin e Brentfordit, David Raya.

“Topçinjtë” tashmë e kanë Aaron Ramsdale si portier i parë, por që amerikani Matt Turner mund të largohet në javët në vijim.

Sipas “The Athletic”, Arteta ka kërkuar një portier të kualitetit të lartë për të luftuar me Ramsdale për formacionin bazë, andaj londinezët po konsiderojnë një nënshkrim me Rayan.

Kontrata e spanjollit skadon në verë dhe ia ka bërë të qartë Brentfordit se nuk do të rinovojë, prandaj klubi anglez është i hapur për ta shitur këtë verë.

Sidoqoftë, problemi kryesor do të jetë te kartoni i portierit pasi “Bletat” duan plot 40 milionë funte për ta lënë të lirë.

Bayern Munich gjithashtu kanë tentuar ta huazojnë Rayan me opsion blerje si zëvendësues te Yan Sommer që është pranë kalimit te Inter, mirëpo Raya nuk është i interesuar për t’u larguar nga Premierliga.

Edhe pse Ramsdale do të jetë portieri bazë, Raya preferon t’iu bashkohet londinezëve dhe të garojë me anglezin për vendin në 11-shen bazë.

I pyetur për të ardhmen e Rayas të shtunën, trajneri i Brentfordit Thomas Franck tha: “Është lojtar i yni. Është sekret i hapur se duam ta shesim për çmimin e duhur”.

Ai ka punuar fortë, është profesionist i madh. Ka qenë top, nuk mund të jap lëvdata të mjaftueshme. Është natyrale që do të donte të largohej nëse i vjen ndonjë mundësi e mirë”.

Të gjithë mendojmë se është ide e mirë për çmimin e duhur. Është dialog i mirë dhe gjithçka është në vendin e duhur”.

Lajme të ngjashme