Arsenal e synon Kai Havertzin nëse plotësohet vetëm një kusht - NACIONALE

Arsenal e synon Kai Havertzin nëse plotësohet vetëm një kusht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Kai Havertz, por vetëm nëse klubi i zbret kërkesat.

23-vjeçari që arriti në “Stamford Bridge” në një marrëveshje 75 milionë funtesh, është në listën e futbollistëve që do të shiten në verë.

Real Madridi ka qenë si opsioni i mundshëm për gjermanin pas largimit të Karim Benzemas te Al-Ittihad, por edhe Arsenali po e vlerëson këtë situatë, se paku kështu raporton “The Telegrah”.

Chelsea do ta lejojë Havertzin të largohet nëse ka dëshirë, por ka kërkuar një vlerë të afërt me atë që shpenzuan për ta blerë nga Bayer Leverkuseni tre vite më parë.

Kërkesat prej 70 milionë eurove kanë larguar shumë klube të interesuara, por “Blutë” besojnë se është një vlerë e saktë.

Raporti shton se si Real Madridi ashtu edhe Arsenali nuk duan të paguajnë më shumë se 50 milionë funte për sulmuesin. Kontrata e Havertz skadon në vitin 2024 dhe deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë që dëshiron ta rinovojë.

Chelsea është e dëshpëruar për ta rregulluar mesfushën, me Mason Mount dhe Mateo Kovacic që gjithashtu do të largohen derisa N’Golo Kante do të transferohet te Al-Ittihadi.

Arsenal tashmë ka bërë një herë biznes me Chelsean këtë vit, pasi në janar nënshkroi me Jorginhon në një marrëveshje 12 milionë funtesh

“Topçinjtë” prioritet e kanë transferimin e Declan Rice, ku pritet ta dërgojnë një ofertë prej 90 milionë funtesh derisa kanë rikthyer interesimin edhe për Moises Caicedo por po e vëzhgojnë nga afër edhe situatën e gjermanit.

Lajme të ngjashme