Arsenal e ‘shkatërron’ Chelsean dhe vazhdon si lider i Premierligës - NACIONALE

Arsenal e ‘shkatërron’ Chelsean dhe vazhdon si lider i Premierligës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Arsenal nuk ka gabuar në derbin londinez ndaj Chelseas, duke shënuar fitore të thellë në kuadër të kryederbit të xhiros së 29-të në Premierligë.

“Topçinjtë” ishin shumë më të mirë se rivalët duke shënuar fitore me rezultat 5:0.

Pas vetëm katër minutave lojë, Declan Rice asistoi për Leandro Trossard, i cili me një goditje precize e vendosi Arsenalin në epërsi.

Arsenal kishte edhe disa raste shënimi sidomos me Havertz, i cili dështoi nga afërsia, por raste humbën edhe Rice e Trossard.

Pjesa e dytë ishte edhe më e dominuar nga vendasit, që zhvilluan lojë edhe me agresive duke shënuar edhe plot katër herë.

Fillimisht, Ben White ishte harruar nga mbrojtja e Chelseas për të shënuar nga afërsia për 2:0 (52’).

Ndërsa, pesë minuta më vonë Martin Odegaard dhuroi një asistim maestral te Kai Havertz, që u përkujdes të shënonte ndaj ish klubit (57’).

Gjermani kishte hatërmbejtje me “Blutë”, duke shënuar golin e dytë personal me një goditje precize pas një asistimi të Sakas (65’).

Ndërsa, fitoren e vulosi White me një gol të çuditshëm pasi dukej si tentim për harkim por përfundoi brenda rrjetës së portierit serb (70’).

Arsenal tani është lider i vetëm me 77 pikë, tre pikë mbi Liverpoolin dhe pesë më shumë se Man City, megjithatë kjo e fundit ka dy lojë më pak të zhvilluara. Ndërsa, Chelsea zë vendin e nëntë me 47 sosh.

Lajme të ngjashme