Arrihet marrëveshja: Paulo Dybala lojtar i Romës
Paulo Dybala e ka pranuar ofertën e Romës dhe do t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti italian si lojtar i lirë, pas bisedimeve vendimtare mbrëmjen e kaluar.
Roma dhe Napoli ishin futur në një garë të nxehtë për sulmuesin argjentinas në dy ditët e fundit dhe skuadra e Jose Mourinhos bëri ofertë më të kënaqshme për 28-vjeçarin.
#Calciomercato #SerieA | @OfficialASRoma: #Dybala ha detto "sì"https://t.co/ryMmc12S8M
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 18, 2022
Dybala ka qenë lojtar i lirë këtë verë, pasi i mbaroi marrëveshja me Juventusin muajin e kaluar. Ai i bëri 293 paraqitje dhe i shënoi 115 gola gjatë shtatë sezoneve me bardhezinjtë.
Sipas mediave italiane, Dybala e ka pranuar ofertën trivjeçare me pagë vjetore prej rreth 6 milionë eurove, përfshirë bonuset, dhe së shpejti do të bëhet lojtar i Romës.
Kalimi i tij në Romë pritet të kompletohet në ditët në vijim, pasi t’i ketë kryer testet mjekësore në fund të kësaj jave.
Paulo Dybala to Roma, here we go! Full agreement in place on a three year contract, valid until 2025. Dybala will join as free agent 🚨🟡🔴 #ASRoma @SkySport
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2022
Mourinho, key factor - he called Dybala to explain the project. All the documents being prepared, free transfer imminent. pic.twitter.com/qZaYmp5VqD
Përfaqësuesi i Argjentinës ka udhëtuar drejt Portugalisë nga Torino, ku do t’i kryejë testet mjekësore dhe do t’i bashkohet skuadrës së Mourinhos.
Dështimi i marrëveshjes me Juven dhe pritja e gjatë për Interin
Dybala ishte pajtuar në fund të vitit të kaluar për ta vazhduar kontratën me Juventusin, kur ishte në vitin e fundit të marrëveshjes, por gjërat ndryshuan në mars, pasi drejtuesit e zonjës së vjetër ndryshuan kushtet e marrëveshjes për të cilin ishin pajtuar.
Dybala nuk pranoi kushte të reja, përfshirë pagë më të vogël, prandaj i ndau rrugët me Juven.
Ylli argjentinas më pas arriti marrëveshje me Interit prej kohësh dhe pritej të vishej zikaltër, në fanellën e rivalit të Juventusit, para se Roma dhe Napoli të futeshin në garë për të seriozisht si pasojë e pasivitetit të Interit për ta kompletuar transferimin e tij.
Interi nuk ka qenë në gjendje të nënshkruajë me Dybalan, pavarësisht marrëveshjes së plotë mes palëve, për shkak të skuadrës së mbingarkuar, veçanërisht vijës së sulmit.
Skuadra e Simone Inzaghit i ka pesë sulmues me paga shumë të larta tani për tani, Romelu Lukaku, Lautaro Martinez, Edin Dzeko, Joachim Correa dhe Alexis Sanchez.
Prandaj, drejtuesit e Interit duhej së pari t’i largonin dy prej sulmuesve të tanishëm, flitej për Sanchez dhe Dzeko, për t’i bërë vend Dybalas.
Ata kanë dështuar ta arrijnë këtë deri tani dhe si pasojë Dybala nuk ka mundur të presë më dhe shkoi në Romë.