Aro Muric me tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, Burnley me një lojtar më pak e ndal me barazim Chelsean - NACIONALE

Aro Muric me tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, Burnley me një lojtar më pak e ndal me barazim Chelsean

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forma e dobët që po kalon Chelsea këtë sezon vazhdoi edhe sot, pasi barazuan 2:2 me Burnleyn që po lufton për mbijetesë, skuadër kjo që luajti për pjesën më të madhe të takimit me një lojtar më pak, por që pritjet e jashtëzakonshme të Aro Muric i mbajtën ata në lojë.

Portieri i Kombëtares së Kosovës debutoi në Premierligë dy javë më parë në prag të pushimit ndërkombëtar, ku bëri përshtypje me paraqitjen e tij dhe Vincient Kompany ia besoi pozitën e titullarit edhe sot, dhe sërish nuk zhgënjeu duke qenë më i vlerësuari në fushë.

Chelsea kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë pasi Cole Palmer shënoi nga një penallti shumë diskutabile dhe me rezultatin 1:0 përfundoi kjo pjesë.

Burnley u kundërpërgjigj me të filluar pjesa e dytë. Josh Cullen shënoi gol të mrekullueshëm për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Me disa kombinime të mira, Chelsea shënoi sërish me Palmer në minutën e 78-të, për 2:1.

Por skuadra që Muric reagoi sërish shpejt dhe barazoi pas tre minutash, me golin e shënuar nga Dara O'Shea me kokë, pas një gabimi të portierit serb Petrovic.

Ndeshja përfundoi me barazim 2:2, ku Burnley luajti 50 minuta me një lojtar më pak, ndërsa heroi i takimit ishte Arijanet Muric.

Ylli kosovar u vlerësua ne notë maksimale për paraqitjen e tij, pasi bëri 11 pritje, disa dalje të sukseshme, 68% saktësi në pasime.

Lajme të ngjashme