Armando Duka: Kemi skuadër të mirë, të lumtur nëse kalojmë fazën e grupeve - NACIONALE

Armando Duka: Kemi skuadër të mirë, të lumtur nëse kalojmë fazën e grupeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri një i Federatës së futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, foli për median italiane TvPlay, ku tha se kanë skuadër të mirë dhe konkurruese për EURO 2024, duke shtuar se do të ishin të lumtur po që arrijnë në fazën e eliminimit direkt.

Ndër të tjera, Duka foli për përballjen me Italinë dhe uroi që së bashku me 'Azzurin' të kalojnë grupet.

EURO 2024

"Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve."

Objektivi i kuqezinjve

"Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/8 së finalës. Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Genova dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/8 së finales."

Forca kryesore - kolektivi

"Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona."

Nedim Bajrami dhe Armando Broja

"Sigurisht që Nedim Bajrami është një lojtar i mirë, me cilësi të shkëlqyera teknike. Por ne i llogarisim të gjithë, sepse futbolli është një sport kolektiv. Ndërsa, nëse Broja bëhet pjesë e Serisë A do të isha i lumtur, por në këto momente, askush nuk po mendon për merkaton."

Fitore ndaj Italisë

"Fitojmë ne me rezultatin 1:0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/8. E ardhmja e Sylvinhos? – Me siguri, pas Europianit do të jetë sërish me ne."

Lajme të ngjashme