Armando Broja më në fund le mbrapa lëndimin, pritet të rikthehet në fushë këtë javë - NACIONALE

Armando Broja më në fund le mbrapa lëndimin, pritet të rikthehet në fushë këtë javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Armando Broja pritet të zhvillojë minutat e parë për Chelsean këtë sezon, pas plot 10 muajve.

Ndeshja e fundit zyrtare për shqiptarin ishte humbja 1:0 ndaj Newcastle, ndërsa pësoi një lëndim serioz në gju gjatë miqësores kundër Aston Villas në dhjetor.

Chelsea mesa duket nuk ka nevojë më të pres për rikthimin e Brojas, i cili pritet të luajë këtë vikend.

Presidenti i FSHF-së Armando Duka për “Euronews” ka konfirmuar se Broja ka kompletuar shërimin nga lëndimi.

“Broja e ka kompletuar fazën e rikuperimit. Presim që ai të jetë në stol me Chelsean këtë javë, pra është gati të rikthehet në fushë”.

“Ai normalisht tek ne do të jetë i gatshëm të luajë në tetor për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Ai është vlerë e shtuar për ne. Një ndër lojtarët më të mirë shqiptar, prandaj do të na ndihmojë”.

Edhe pse ndoshta s’do të luajë, Broja duhet të jetë së paku në stol për Chelsean që udhëton ndaj Bournemouth këtë të diele.

Broja ka shënuar vetëm një gol për londinezët mirëpo që ka dëshmuar kualitetin kur ishte huazuar te Vitesse dhe Southampton, prandaj edhe Chelsea i refuzoi të gjitha ofertat e verës.

Lajme të ngjashme