Argjentina rikthehet në shtëpi, qeveria shpall ditë pushimi për ta festuar titullin e botës
Fituesja e Kupës së Botës, Argjentina, është mirëpritur nga një turmë tejet e madhe në aeroportin e Buenos Aires pas rikthimit nga Katari, ndërsa dita e martë është shpallur ditë pushimi në vend.
Ekipi kombëtar, i cili e mposhti Francën në finalen e së dielës, ateroi në atdhe në orën 2:24 të mëngjesit sipas kohës lokale (6:24 sipas kohës sonë) të martën.
Rrugët janë mbushur me tifozë për ta përshëndetur ekipin që udhëtoi me autobus të hapur drejt zyrave të Federatës së Futbollit të Argjentinës.
Festa kryesore do të bëhet te monumenti Obelisk në kryeqytet të martën në orën 16:00.
Qeveria argjentinase tha se e marta do të jetë ditë pushimi, në mënyrë që tifozët të mundë ta shfaqin gëzimin e tyre më të madh për ekipin kombëtar.
Lionel Messi e priu ekipit për të dalë nga aeroplani, i cili barte një fotografi të tij në bishtin e vet.






