Arabia Saudite e trondit Argjentinën, Al Shehri me gol fantastik
Arabia Saudite e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Argjentinës, në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Al Shehri shënoi për 1:1 për Arabinë Saudite në minutën e 49-të, duke e mposhtur portierin Emiliano Martinez me një goditje me të majtën.
Ky ishe tentimi i parë i sauditëve në portë në këtë takim dhe goli i parë në Botëror për Al Shehrin.