Antonio Conte paralajmëron se të gjithë yjet e Kupës së Botës mund të pushojnë ndaj Brentfordit - NACIONALE

Antonio Conte paralajmëron se të gjithë yjet e Kupës së Botës mund të pushojnë ndaj Brentfordit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka sugjeruar që do të zgjedhë disa lojtarë që nuk ishin të përfshirë në Kupën e Botës për përballjen ndaj Brentfordit në "Boxing Day".

Premierliga do të vazhdojë të hënën, vetëm tetë ditë pas Kupës së Botës që përfundoi në Katar.

Conte veçse e pranoi se lojtarët që luajtën në finale, pra Hugo Lloris dhe Cristian Romero nuk do të luajnë ndaj "Bletave".

"Vërtetë nuk jam shumë i lumtur. Në njërën anë, ti je i lumtur për klubin shkaku që Tottenham të ketë 12 lojtarë në Kupën e Botës nënkupton se jemi në rrugën e duhur për të qenë garues dhe të provojmë të fitojmë diçka".

"Por është normale se kur ke kaq shumë lojtarë në turne të tillë, sidomos këtë sezon, kjo nuk është e lehtë shkaku i kushteve fizike që nuk janë në krye".

"Është e pamundur t'iu jepet atyre shumë pushim dhe sigurisht lojtarët që nuk luajtën në Kupën e Botës me të cilët punuam katër javë tani janë në kushte fizike më të mira".

"Kemi punuar shumë në mënyrën taktike dhe fizike. Tani janë në nivel që është më mirë se ata që e përfunduan Kupën e Botës. Për këtë arsye duhet të bëjë vendimin më të mirë për ndeshjen ndaj Brentfordit. Në njërën anë kam lojtarët me të cilët kam punuar që katër javë dhe në anën tjetër ata që punuan në Kupën e Botës dhe që nuk janë në krye për momentin".

Përballja mes Brentfordit dhe Tottenhamit do të nis me fillim nga ora 13:30.

Lajme të ngjashme