Andy Ruiz Jr duket në top formë në stërvitje, jashtëzakonisht i shpejtë dhe eksploziv - NACIONALE

Andy Ruiz Jr duket në top formë në stërvitje, jashtëzakonisht i shpejtë dhe eksploziv

1 vit më parë

nga NACIONALE

Andy Ruiz Jr duket se po stërvitet me vullnet para ndeshjes së kategorisë së rëndë kundër Luis Ortiz.

'Shkatërruesi' publikoi pamje në Instagram para meçit të 4 shtatorit, dhe fuqia e tij është diçka për të cilën Ortiz duhet të bëjë kujdes.

Nuk është vetëm fuqia e tij që po lë përshtypje megjithatë, është gjithashtu edhe shpejtësia drithëruese.

32-vjeçari duket të jetë në formë shumë më të mirë se që ka qenë në meçet e kaluara, që nënkupton se ai qartazi po lëvizë më shpëjtë në ring, por do t'i duhet të jetë në formën më të mirë për të triumfuar kundër boksierit me eksperiencë, Ortiz.

'King Kong' është një prej boksierëve më të mirë të peshës së rëndë aktualisht, kështu që Ruiz duhet ta rikthejë formën me të cilën kishte shokuar Anthony Joshuan më 2019.

Në meçin e fundit të Ruiz, ai arriti një fitore jo aq inspiruese me pikë kundër Chris Arreolas, për të caktuar përballjen me kubanezin.

Në një konferencë shtypi ku u konfirmua meçi disa javë më parë, Ruiz madje zbuloi se synon një meç të tretë me Joshuan, nëse arrin të fitojë kundër Ortiz.

Ai u shpreh: "Me vullnetin e Zotit e marrim fitoren më 4 shtator.

"Natyrisht, nëse Wilder del nga pensionimi, do të doja të ndeshesha me të, kemi bërë punën e njejtë me Al Haymon dhe kjo do të ishte një luftë e natyrshme.

"Por, nëse jo, atëherë mund të shkojmë për Usyk ose Anthony Joshua.

"Mund të mundohemi të bëjmë atë luftën triologjike që e doja gjithmonë, por fillimisht duhet të fokusohem në Luis Ortiz, një djalosh që godet fort.

"Kjo mund të mos shkojë deri në fund, por jam i përgatitur të shkojmë 12 runde. Do të marrim këtë fitore pavarësisht gjithçkaje më 4 shtator".

Lajme të ngjashme