Ancelotti vazhdon qëndrimin te Real Madridi, i jep fund spekulimeve për kalimin në Brazil
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka nënshkruar për zgjatjen e kontratës me Mbretërit, duke i dhënë fund spekulimeve për pozitën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit, ku thuhej se do të merrte drejtimin në përfundim të këtij sezoni.
Ancelotti thuhet se ishte i prirur të bëhej trajner i Brazilit në verën e vitit 2024 kur do t'i skadonte kontrata me Madridin. Megjithatë, 64-vjeçari, i cili është në periudhën e tij të dytë me Los Blancos, tani ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me gjigantët spanjollë deri në vitin 2026.

Në një deklaratë nga faqja e internetit e klubit thuhet: “Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë rënë dakord të vazhdojnë kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026. Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madridit, ai ka fituar 10 tituj: 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Ligë, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Superkupë Spanjolle. Carlo Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar 4 Kupa Evropiane dhe ai që ka arritur më shumë fitore në historinë e këtij kompeticioni (118), si dhe është trajneri i parë që ka fituar pesë ligat kryesore evropiane (Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe Spanjë)."
Comunicado Oficial: renovación de Carlo Ancelotti.#Ancelotti2026 | #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 29, 2023
Spekulimet për të ardhmen e Ancelottit kanë vazhduar për muaj me radhë, me italianin që supozohej të ishte pasues i Tite - i cili la rolin e tij si trajner i kombëtares së Brazilit pas Kupës së Botës 2022. Ndërsa Madridi nuk e ngriti Ligën e Kampionëve apo La Ligën sezonin e kaluar nën drejtimin e Ancelottit, ai është një fitues i provuar në këtë nivel dhe kjo marrëveshje ka shumë kuptim. Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi dhe menaxheri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, janë lidhur me këtë rol, por këto thashetheme janë hedhur poshtë për momentin.

Një deklaratë nga trajneri ka të ngjarë të vijë së shpejti. Në fushë, skuadra e tij kthehet në La Liga më 3 janar në shtëpi te Mallorca, përpara se të udhëtojë në Arandina në Kupën e Mbretit tre ditë më vonë, dhe më pas të përballet me Atletico Madridin më 10 janar në Superkupën e Spanjës.