Ancelotti: Valverde duhet ta mbajë premtimin, Asensio meriton më shumë minuta
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Elches.
“Los Blancos” ishin superior ndaj Elches duke fituar me rezultat 0:3, derisa tre gola të tjerë u anuluan nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Tekniku italian pas ndeshjes deklaroi se merituan më shumë gola, por që VAR-i i anuloi tre prej tyre.
“Qëndrimi ynë ishte i mirë, është e vërtetë kur ishim vetëm një gol përpara, loja ishte e hapur dhe ne vuajtëm. Ne meritonim të shënonim më shumë gola, tre nga golat tanë ishin jashtë loje. Skuadra u pajtua mirë, veçanërisht në sulm”.
Ai pastaj tregoi arsyen pse inkuadroi Rodrygon në fushë, që u përshtat mjaftë mirë me Karim Benzema dhe Vinicius Junior.
"Ideja sot ishte të kishim lëvizshmëri përpara. Rodrygo hyn më shumë në qendër ndryshe nga Vinicius për shkak të karakteristikave të tij, dhe Karim gjithashtu lëviz shumë. Lëvizshmëria krijon probleme për rivalët."
Tutje, Ancelotti komentoi bastin e bërë me Valverden (që uruguaiani të shënojë 10 gola, ose italiani do të pensionohet), duke thënë se mesfushori duhet ta mbaj premtimin që ai të vazhdojë të jetë në kreun e skuadrës.
“Fede duhet të ketë këtë përgjegjësi, të shënojë më shumë gola. Mendoj se ai do të shënojë më shumë se dhjetë gola këtë sezon, kështu që kartoni im menaxherial është i sigurt (qesh).
Nuk mungoi edhe pyetja se pse nuk bëri asnjë ndryshim, ku Ancelotti ishte i qartë që nuk donte justifikime.
"Kjo ishte një lojë e rëndësishme sepse pas "El Clasico" mund të mendonit për të ulur pak nivelin. Nuk doja t'i jepja justifikime skuadrës duke bërë rotacion”.
Në fund, tekniku italian konfirmoi se do t’i jep më shumë minuta sulmuesit spanjoll Marco Asensio.
“Marco Asensio meriton më shumë minuta. Ai është duke luajtur në nivel të lartë. Rinovimi i kontratës? Ne nuk kemi folur për këtë gjë”.
Real Madrid vazhdon të jetë lider në La Liga, derisa në xhiron e radhës do ta pres Sevillan në “Santiago Bernabeu”.
