Real Madrid vazhdon me fitore, triumfon në udhëtim te Elche - NACIONALE

Real Madrid vazhdon me fitore, triumfon në udhëtim te Elche

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive, duke mposhtur në udhëtim Elchen, në kuadër ët xhiros së 10-të në La Liga.

"Los Blancos" ishin të shkëlqyer ndaj Elches, ku triumfuan me rezultat 0:3, edhe pse shënuan gjashtë herë, por që tre gola u anuluan për pozitë jashtë loje.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Reali krijoi një aksion të hatashëm ku Vinicius Junior asistoi për Karim Benzeman, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Mysafirët vazhduan me dominimin e plot dhe gjetën epërsinë pas 11 minutave lojë, ku Fede Valverde me një goditje nga distanca mposhti portierin vendas (11').

Reali nuk u ndal më kaq duke gjetur sërish rrjetën, këtë herë përmes qendërmbrojtësit David Alaba, por prapë VAR-i ndërhyri duke e anuluar golin (26').

Kësisoj, pavarësisht rasteve tjera asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet, andaj pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Real Madridit.

Në pjesën e dytë, Elche e nisi më mirë duke rrezikuar menjëherë, por që nuk arritën ta finalizojnë.

Reali shënoi sërish përmes Benzemas, por prapë goli u anulua për pozitë jashtë loje (61').

Francezi nuk u dorëzua dhe më në fund shënoi një gol të rregullt duke realizuar pas një asistimi me thembër të Rodrygos e konkretizoi për mrekulli (75').

Ndërsa, fitoren e Real Madridit e vulosi i inkuadruari Marco Asensio vetëm nëntë minuta pas hyri në fushë duke shënuar pasi u asistua nga Rodrygo.

Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon të jetë i pamposhtur në La Liga, ku pas 10 xhirove ka mbledhur 28 pikë, derisa Elche renditët në fund me vetëm tre sosh.

Në xhiron e radhës, Real Madrid do të ketë punë të vështirë në shtëpi ndaj Sevillas, derisa Elche do të jetë mysafir i Espanyolit.

Lajme të ngjashme