Ancelotti s’e ka telash kthimin e Messit në Barcelonë: Më pëlqen si lojtar, do të ishte mirë
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se kthimi i Lionel Messit në Laliga do të ishte gjë shumë e mirë, pavarësisht se për skuadrën e tij do të përbënte kërcënim nëse ai luan përsëri për Barcelonën.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është buzë kthimit në Camp Nou, pasi marrëveshja me Paris Saint-Germainin do t’i mbarojë në qershor.
Messi nuk është pajtuar me kushtet e reja të kontratës në Paris, që nënkupton se ai mund të jetë lojtar i lirë gjatë kësaj vere. Barça po shpreson se do ta kthejë në shtëpi djaloshin e vet dhe Ancelotti thotë se do t’i pëlqente ta shihte në futbollin spanjoll përsëri argjentinasin.
I pyetur për kthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë, Ancelotti tha të martën: “Messi mund të bëjë çfarë të dojë, edhe Barcelona po ashtu. Nuk është telash për mua. Më pëlqen ai si lojtar. Për futbollin spanjoll do të ishte shumë mirë ta kemi atë. Po kjo është çështje e Messit dhe Barcelonës.”

Reali e ka pasur shumë të vështirë ta ndjekë Barcelonën këtë sezon, duke ngelur 11 pikë mbrapa saj në garë për titull në Laliga.
Me rikthimin e Messit, Barcelona do të ishte edhe më e fortë sezonin e ri dhe për Realin do të bëhej edhe më e vështirë lufta për titull.
Por ka shumë punë për Barcelonën për ta kthyer Messin në shtëpi, për shkak të telasheve të ditura financiare me të cilat përballet klubi.
Messi i shënoi 672 gola për Barcelonën gjatë dy dekadave në klub dhe ai shpreson se do të mundë ta veshë përsëri fanellën blaugrana./Nacionale/
