Ancelotti: Ramos ma shpëtoi karrierën te Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk do të ishte trajner i ‘Mbretërve’ sot, nëse nuk do të ishte Sergio Ramos, me skuadrën e trajnerit italian që po përgatitet të përballet me Sevillën ku luan mbrojtësi spanjoll.
Ramos ishte një lojtar kyç gjatë periudhës së parë të italianit si trajner i Madridit midis 2013 dhe 2015, duke shënuar një nga golat më të famshëm në historinë e klubit me golin e barazimit në minutën e 93-të në fitoren e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 ndaj Atletico Madridit.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/69333855/486476180.0.jpg)
Ish-kapiteni i Madridit dhe Spanjës iu bashkua klubit të fëmijërisë Sevilla muajin e kaluar si lojtar i lirë pasi u largua nga Paris Saint-Germain.
“Do të doja të shihja [Ramosin] dhe ta përshëndes”, tha Ancelotti në një konferencë shtypi të premten. “Kam dashuri për të gjithë lojtarët që kam pasur, por mbi të gjitha kam një dashuri të veçantë për të. Nëse unë jam këtu sot është për shkak të Sergio Ramos. Nëse ai nuk do të kishte shënuar golin në finalen e Ligës së Kampionëve, ndoshta nuk do të isha këtu. Për këtë, dhe për gjithçka që bëri për këtë klub, të gjithë kanë shumë dashuri për të... Ai do të luajë mirë me siguri. Le të shpresojmë që ai të mos shënojë, por nëse e bën, ai mund të [festojë] si të dojë!"

Ancelotti u rikthye te trajneri te Reali i Madridit në vitin 2021 dhe fitoi dopietë, me La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë, por është përballur me spekulime për të ardhmen e tij – mes lidhjeve me punën në Brazil – pasi humbi të dy trofetë sezonin e kaluar.
