Ancelotti kërkon intensitet më të lartë nga lojtarët para përballjes me Bayernin
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se Real Madridi duhet të luajë me intensitet më të lartë nëse duan ta fitojnë turneun e 15-të në Ligën e Kampionëve para përballjes me Bayern Munich.
“Los Blancos” nesër e presin Bayernin në “Santiago Bernabeu”, ku do të mësohet finalisti pasi përballja e parë përfundoi me rezultat 2:2.
Në konferencë për shtyp, Ancelotti ka kërkuar nga lojtarët të zhvillojnë një tjetër super paraqitje nëse duan të jenë të pranishëm në “Wembley”.
“Na duhet një lojë me intensitet, shpejtësi... nëse shohim lojën e parë, atëherë në mënyrë defansive mund të bëjmë më shumë”.
“Jemi klube të ngjashme sepse kemi histori të shkëlqyer dhe shumë sukses. Duhet të respektojmë kundërshtarët sepse kanë bërë punë të mirë dhe ishin më të mirë në ndeshjen e parë”.
“Jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një natë magjike për ne, por nuk ka optimizëm. Jemi në dijeni të vështirësive më të cilët do të përballemi”.
Lajmi i mirë për Real Madridin padyshim do të jetë rikthimi i Dani Carvajalit, me spanjollin që ishte i suspenduar në përballjen e parë, ndërsa Lucas Vazquez dëshpëroi si titullar.
Kujtojmë, përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.