Ancelotti: Jam i lumtur me sezonin deri më tani, por ka ende rrugë të gjatë - NACIONALE

Ancelotti: Jam i lumtur me sezonin deri më tani, por ka ende rrugë të gjatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti e di se Real Madridi ka ende një rrugë të gjatë nëse duan t’i arrijnë objektivat për këtë sezon.

Real Madridin e pret një përballje e vështirë të dielën ndaj Villarrealit dhe i nevojiten pikët e plota, për të vazhduar t’i qëndrojë befasisht afër Gironas.

“Jemi ndaj një skuadre mirë të organizuar, përgatitur por jemi në formë të mirë, rezultatet e reflektojnë këtë gjë”.

“Atmosfera është e mirë, ka gjëra të mira rreth vendit dhe lojtarët janë të motivuar”.

“Duam ta përfundojmë pjesën e parë të sezonit fuqishëm, kemi bërë mirë deri më tani. E kemi menaxhuar kampanjën e parë mirë, pavarësisht problemeve që kishim”.

“Jam i kënaqur çfarë kemi bërë deri në këtë pikë, por duhet të jemi në dijeni që është një sezon i gjatë, ka ende gjashtë muaj”.

I pyetur rreth mundësisë për të vazhduar kontratën, tekniku italian deklaroi se është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

“Nëse klubi është i lumtur atëherë jam edhe unë. Nuk jemi në nxitim për ta rinovuar marrëveshjen, nuk është problem. Jemi këtu deri më 30 qershor 2024”.

Përballja mes Realit dhe Villarrealit do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme