Ancelotti i përgjigjet Xavit: Të luash mirë duhet më shumë se thjesht ta mbash topin - NACIONALE

Ancelotti i përgjigjet Xavit: Të luash mirë duhet më shumë se thjesht ta mbash topin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i është kundërpërgjigjur komenteve të Xavi Hernandezit që zhvlerësoi triumfin e ‘Mbretërve’ në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22, duke i thënë se të luash mirë nuk mjafton thjesht ta mbash topin.

Triumfi i Real Madridit në sezonin që lamë pas në Ligën e Kampionëve, ishte dhe mbetët temë e analistëve, që shumë prej tyre e vlerësojnë fitoren e mbretërve pa qenë skuadra më e mirë në këtë garë.

“Të luash futboll mirë ka të bëjë më shumë sesa thjesht të kesh zotërim të topit”, deklaroi trajneri në një konferencë për shtyp të martën, përpara ndeshjes Real Madrid – Shakhtar Donetsk .

“Liga e Kampionëve ndonjëherë ka të bëjë me detaje të vogla, por kjo është pjesë e lojës dhe Real Madrid është klubi që i ka menaxhuar më së miri këto detaje të vogla në historinë e kësaj gare.

“Mund të pësosh tre gola shpejt, gjë që më ka ndodhur në një finale, ose mund të shënosh dy gola shpejt, gjë që më ndodhi në një gjysmëfinale. Por, nuk ka të bëjë me fat. Të flasësh për fat do të thotë të maskosh problemet që ke dhe të mos i japësh merita kundërshtarit.

“Mund të themi se ishim të pafat kundër Osasunës të dielën, por kjo do të fshihte problemet tona dhe do t'i hiqte meritat kundërshtarit.”

Trajneri italian foli edhe për ndeshjen ndaj Shakhtarit, që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

"Ne e dimë se kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të arritur nëntë pikë," tha ai.

“Kemi respekt të plotë për këtë kundërshtar, ata luajnë mirë, si vitin e kaluar, me sulmues të shpejtë. Pas barazimit të së dielës, ne gjithashtu duam të rikthehemi te fitorja”.

Ancelotti u pyet për kritikat ndaj Benzemas

Osasuna - Real Madrid : incroyable, Benzema rate deux pénaltys coup sur coup et manque l'occasion de donner le large aux Merengue !

Karim Benzema ka qenë i kritikuar për paraqitjen para disa ditësh ndaj Osasunës, dhe trajneri u pyet se a janë të drejta këto kritika.

“Njerëzit mund të mendojnë çfarë të dëshirojnë, kritikat janë normale në futboll, por që nuk na ndikojnë ne”, tha Ancelotti, ndërsa tregoi edhe për lojtarët që nuk janë të gatshëm, duke thënë se Thibaut Courtois dhe Dani Ceballos janë të lënduar, teksa Luka Modric është kthyer, por nuk pritet të startojë nga fillimi.

Lajme të ngjashme