Real Madrid ndalet nga Osasuna - NACIONALE

Real Madrid ndalet nga Osasuna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid është befasuar në shtëpi, duke u ndalur në një barazim me Osasunan, në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

"Los Blancos" dominuan sfidën kundër Osasunas, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 1:1.

Tchouameni fillimisht kishte një mundësi të mirë, por goditja e tij u bllokua në fund. Pastaj, ishte Karim Benzema që humbi një gjuajtje nga afërsia, duke goditur pranë shtyllës.

Ishte Vinicius Junior me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, që ishte menduar për harkim përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Real Madridit (42').

Në pjesën e dytë, ishte Osasuna që arriti të barazojë rezultatin me anë të Kike Garcia që shënoi një gol të bukur me kokë pas një harkimi të Unai Garcia (50').

Tutje, Real Madrid kishte raste të njëpasnjëshme, por që assesi nuk arritën t'i konkretizonin.

Karim Benzema kishte mundësinë të mirë pasi fitoi një penallti, ku Unai Garcia u ndëshkua direkt me të kuq, por nuk arriti ta konkretizojë dke goditur traversën (79').

Në fakt, francezi katër minuta më vonë, mirë pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje (83').

Kështu, Real Madrid pranohet me barazimin e parë për këtë edicion pasi që ishte i pamposhtur deri me tani, duke u renditur në pozitën e dytë në La Liga, me 19 pikë të mbledhura, aq sa ka tani lideri i ri i tabelës, Barcelona.

Ndërkohë, Osasuna pas kësaj pike ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 13 pikë të mbledhura.

Real Madrid në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Getafes, derisa Osasuna do ta pres në shtëpi Valencian.

Kujtojmë, se derbi më interesant padyshim do të jetë pas dy xhirove, që është “El Clasico” që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 16 tetor.

Lajme të ngjashme