Ancelotti i përgjigjet Guardiolas pas ankesave për orarin e ngjeshur të Man Cityt - NACIONALE

Ancelotti i përgjigjet Guardiolas pas ankesave për orarin e ngjeshur të Man Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti e ka pranuar se Real Madridi ka një avantazh të ‘vogël’ në krahasim me Manchester Cityn, para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do të kenë pushim nëntë ditë para ndeshjes që zhvillohet javën tjetër, ndërkohë që City do të luajë në Premierligë ndaj Aston Villas, e pastaj Crystal Palace.

Guardiola është ankuar për këtë orar të ngjeshur të skuadrës angleze, gjë të cilën e ka pranuar edhe Ancelotti, por thotë se nuk do të ndikojë në lojë.

E shoh kalendarin mirë. Sigurisht, ata kanë një orar më të komplikuar. Kemi një avantazh të vogël në këtë situatë, por nuk do të ndikojë në rezultatin e ndeshjes”.

I pyetur nëse pas një kohe të gjatë pa asnjë lojë, a do të jetë problem për Realin, Ancelotti vazhdoi: “Jo, nuk mendoj kështu. Është mirë që kemi një javë për t’u përgatitur”.

Do t’i japim pushim atyre që kanë qenë me kombëtaren dhe është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për lojën në mënyrën më të mirë”.

“I njohim mirë. Do të analizojmë gjithçka që duhet analizuar. Jemi të fokusuar në lojë dhe do të jetë më ndryshe se ndaj Bilbaos, do të ketë intensitet më të lartë. Do ta bëjmë. Kemi kohë për të përgatitur gjithçka në mënyrë perfekte”, deklaroi ai.

Kujtojmë, përballja e parë mes Realit dhe Cityt zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 9 prill.

Lajme të ngjashme