Ancelotti flet për të ardhmen te Reali pas spekulimeve për Romën
Trajneri Carlo Ancelotti ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë te Real Madridi “sa më gjatë që është e mundur”.
Skuadra madrilene thuhet se po konsideron ta largojë teknikun italian për ta zëvendësuar me Xabi Alonson, ndërsa Ancelotti është shënjestër e skuadrës italiane Roma.
Sidoqoftë, Ancelotti e ka bërë të qartë se nuk ka dëshirë për t’u larguar nga pozita te Reali.
“Ka shumë zhurmë për Romën, por jam mirë këtu dhe dua të qëndroj sa më shumë që është e mundur”.
“Ranieri është mik i imi dhe po bën punë të mirë, jam i lumtur. Kam lidhje të shkëlqyer me Romën, kujtime të bukura, por ka një rrugë të gjatë nga të thënat në të bëra. Për momentin, jam mirë këtu dhe nuk po e mendoj të ardhmen”.
“Kam edhe dy vite kontratë, por kontratat mund të ndërpriten ose vazhdohen”.
Ancelotti në të kaluarën kishte paralajmëruar pensionimin sapo të largohet nga Madridi, megjithatë po vëzhgohet edhe nga kombëtarja e Brazilit.
Ndërkohë, te Reali opsion përpos Alonsos është edhe ish trajneri Zinedine Zidane.