Ancelotti flet para finales së Superkupës të Spanjës, ka disa fjalë edhe për Cristiano Ronaldon - NACIONALE

Ancelotti flet para finales së Superkupës të Spanjës, ka disa fjalë edhe për Cristiano Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është optimist për finalen e Superkupës së Spanjës, derisa tha se Cristiano Ronaldo bëri vendimin e duhur duke kaluar te Al Nassr.

Tekniku italian theksoi se skuadra është shumë e motivuar pasi do të fitojë çdo titull të mundur.

"Të gjithë titujt janë të rëndësishëm për ne. Ka shumë gjëra që kanë rëndësi në këtë lojë. Titujt gjithnjë të japin atmosferë të shkëlqyeshme".

"Çdo ditë ne luftojmë për të fituar ndeshje dhe finale. Kjo skuadër është e motivuar dhe e rehatshme. Lojtarët e mi janë të mësuar me këtë presion dhe jemi optimist".

"Mendimet se mund t'i fitojmë gjashtë trofe nuk janë në mendjet tona. Duam të luftojmë në të gjitha kompeticionet dhe ndeshjet. Kështu bëjmë ne, mos mendo për diçka shumë të komplikuar dhe të vështirë. Duhet të shkojmë hap pas hapi dhe të arrijmë në fundin e sezonit mirë”.

Ai konfirmoi rikthimin e plot të Karim Benzemas dhe beson se francezi do të jetë kyç për pjesën e mbetur të sezonit.

"Benzema është rikthyer. Ai është shumë i motivuar, është shumë pjesë e rëndësishme për skuadrën tonë. Skuadra e di sesi t'ia bëjë në mungesën e tij dhe ai do të na ndihmojë shumë në pjesën e dytë të sezonit".

"Kur kemi lëndime jemi të shqetësuar. Kemi dy lojtarë që mbeten në Madrid (Tchouameni dhe Alaba) dhe Lucas i lënduar, pjesa tjetër janë mirë. Camainga është shëruar dhe Militao u stërvit pa probleme".

Në fund, Ancelotti foli edhe për Cristiano Ronaldon duke thënë shkurtimisht se portugezi është i motivuar dhe synon të ketë sukses në Azi.

"Ronaldo është i kompletuar, shumë i motivuar. Atij i pëlqen vendi dhe shteti. Është tejet i motivuar dhe bëri vendimin e duhur".

Kujtojmë, përballja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nesër (e diele) me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme