Pamje: Ronaldo tregon respekt për Real Madridin, shkon në stërvitje për vizitë
(E PËRDITËSUAR) Cristiano Ronaldo ishte një mysafir i veçantë i Real Madridit gjatë ditës së sotme. Klubi po i bën përgatitjet për finalen e Superkupës së Spanjës në qendrën stërvitore të Al-Nassr. Kështu, ylli portugez nuk ka hezituar që t’i vizitojë.
Pa menduar gjatë Ronaldo u është bashkuar ish-bashkëlojtarëve të tij madrilenë, të cilët po përgatitën për finalen e së dielës kundër Barcelonës, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.
Në bazë të burimeve të gazetës spanjolle “Marca”, Ronaldo i ka vizituar ata me shumë kënaqësi gjatë stërvitjes që kanë mbajtur sot pasdite.
Madje, Cristiano Ronaldo është ulur edhe në bankinë gjersa vëzhgonte lojtarët e klubit mbretëror që stërviteshin. Dorështrëngimi dhe përqafimi nuk ka munguar as me trajnerin italian Carlo Ancelotti.
Sipas dëshmive të “Marca”, ka qenë vetë Ancelotti ai që i është afruar në formë shumë respektore për ta nderuar. Ronaldo thuhet se është përshëndetur me një pjesë të stafit teknik të skuadrës spanjolle qysh në fillim të javës, ndërsa tani ka shfrytëzuar rastin që t’i vizitojë të gjithë.
Skena këto që kanë ndodhur para syve të trajnerit të Al-Nassr, Rudi Garcia, si dhe të presidentit të klubit të Real Madridit, Florentino Perez. Ky i fundit thuhet se ka vëzhguar në detaje.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është akoma në pritje të debutimin me klubin e ri. Rreth tij ka që tani një interesim të madh në shtetin arab. Një kronikë e “Marca” që u publikua mbrëmë tregoi se si të gjitha furnizimet me fanellat e Ronaldos kishin mbaruar në të gjitha dyqanet zyrtare të klubit.
