Ancelotti fiton çmimin e trajnerit të vitit, lë mbrapa Guardiolan me dallim prej 200 pikësh - NACIONALE

Ancelotti fiton çmimin e trajnerit të vitit, lë mbrapa Guardiolan me dallim prej 200 pikësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit 2022. Ai ka lënë mbrapa dy trajnerë tjerë si Pep Guardiola dhe Walid Regragui. Madje, trajnerin katalonas e ka lënë mbrapa me një dallim domethënës prej 200 pikësh.

Për herë të tretë Carlo Ancelotti u shpall si trajneri më i mirë i vitit. Ai këtë gjë e kishte arritur edhe në vitet 2007, gjegjësisht 2014.

Ancelotti këtë çmim e fitoi bindshëm. Ai mori plot 200 pikë më shumë sesa trajneri i dytë që u rendit në këtë rënglist, respektivisht Pep Guardiola. Ky i fundit këtë çmim e kishte fituar dy herë në vitet 2009 dhe 2011.

Pas Ancelottit pasoi trajneri maroken Walid Regragui. Ai mori 40 pikë. I njëjti u vlerësua, pasi ka bindur si trajneri i Wyda Casablanca duke fituar Ligën e Kampionëve në kontinetin gjegjës, si dhe duke shndërruar Kombëtaren e Marokut në njërë prej befasive më të këndshme të Kupës së Botës, kur u rendit në pozitën e katërt, duke siguruar gjysmëfinalen ndaj Francës.

Vendin e katërt e zuri Jurgen Klopp. Ai fitoi 20 pikë. Në këtë renditje kishte vend edhe për Jose Mourinhon,. Trajneri i Romas u pozicionua në vendin e 5-të me 15 pikë, falë suksesit në Ligën e Konferencës, ku triumfoi në finalen e Tiranës kundër Feyenoordit me rezultat 1:0.

Gjithsesi, një arritje tjetër e Ancelottit si trajner, pas shumë e shumë sukseseve dhe trofeve që ka arritur t’ua sjellë skuadrave që ka stërvitur. Trimfi në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit dhe fitimi i La Ligas, ishin të mjaftueshme për ta merituar plotësisht këtë çmim.

Kjo ishte tabela e trajnerëve me pikë:

1. Carlo Ancelotti (Real Madrid) 245 pikë;
2. Giuseppe Guardiola (Manchester City) 45 pikë;
3. Walid Regragui (Maroku) 20 pikë;
4. Jurgen Klopp (Liverpool), 15 pikë;
5. Jose Mourinho (Roma), 15 pikë;
6. Oliver Glasner (Eintracht Frankfurt), 15 pikë;
7 . Unai Emery (Villarreal/Aston Villa), 10 pikë;
8. Dorviral Junior (Cearà/Flamengo), 10 pikë;
9. Abele Ferreira (Palmeiras), 5 pikë;
10. Ugo Ibarra (Boca Junior), 5 pikë

Lajme të ngjashme